AKTUALITET, 7 Mars 2018, 12:04

Policia në aksion, 83 shoferë të gjobitur te Komuna e Parisit (VIDEO)

Policia në aksion, 83 shoferë të gjobitur te Komuna e Parisit

Policia Rrugore e Tiranës, thotë se referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqëndruar në rrugën “Medar Shtylla”, zona e njohur si Komuna e Parisit, e cila eshte nje zone problematike sa i perket vendeve te parkimit.

Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.