TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prezantuesi britanik Jeremy Kyle u shfaq në televizion natën e kaluar në aksionin e madh të policisë kundër drogës, në Gloucestershire. Operacioni u finalizua me goditjen e bandave shqiptare që kishin ngritur fabrika kanabisi.
Mediat e huaja raportojnë se pas një hetimi të fshehtë tetëmujor, rreth 50 policë, bastisen zonat e dyshuara, konkretisht 6 fabrika kanabisi dhe 5 prona të tjera, duke sekuestruar një sasi të madhe kanabisi.
Si pasoje u vunë në pranga 10 persona, me akuzën e trafikut të drogës. Ata pritet që të dalin para gjykatës në Bristol më 9 Prill.
Të arrestuarit janë shtetas shqiptarë që akuzohen si pjesë e bandave të drogës:
Kreshnik Muja, 20 vjeç
Dritan Muhametaj, 27 vjeç
Gurgen Nikoci, 21 vjeç
Bardhyl Arifaj, 33 vjeç
Ardit Agaj, 27 vjeç
Aranit Kasaheri, 34 vjeç
Elis Gashi, 32 vjeç
Dardan Horhaj, 22 vjeç
Jeton Muja, 26 vjeç
Besjan Muja, 31 vjeç
Kanalet e kanabisit ishin në Linden Road në Gloucester, Nelson Street në Tredworth e me radhë në zonat që menaxhonin shqiptarët në këtë rrjet trafiku.
Prezantuesi Kyle dhe oficerët e policisë u shfaqen në dokumentar edhe teksa ndiqnin një të dyshuar në rrugë, por ai nuk u kap.