AKTUALITET, 19 Korrik 2020, 08:06

Policia ‘kap mat’ shoferët problematikë gjatë natës, radari tregon se kanë ecur me 162 km/h

Policia ‘kap mat’ shoferët problematikë gjatë


Policia Rrugore ka vijuar me monitorim në rrugët kryesore në Tiranë dhe gjatë kësaj fundjave. Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 9 shoferë janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe u është marrë patenta.

Sipas bluve të Tiranës, shumë shoferë janë kapur duke udhëtuar me shpejtësi deri në 162 km/h, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve. “Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm shton policia.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve. 152 km/h – 162 km/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 24:00, ?✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë. Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpjetësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës. Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore? dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugore?. Familja? ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Partullimet gjatë natës në fundjavë, vijojnë prej shumë muajsh dhe situata vijon të mbetet e njëjtë. Policia në njoftimet e saj publike tregon se çdo fundjavë kapen shoferët problematikë, ku në disa raste radari ka kapur dhe makina që udhëtonin deri në 200 km/h.