TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale, mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, ka reaguar pas urimit që i bëri kryeministri Rama për ditëlindje.
Duke e falënderuar për urimin, Kalo shkruan se puna, përkushtimi dhe profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja e tij e pranuar në misionin “tonë fisnik të mantelbardhit.”
Postimi i plotë i mjekut
“Ju jam mirënjohës për urimin në këtë ditë të veçantë për mua…Kohë pandemie dhe urimet për ditëlindjen time time sot kanë qenë ‘një pandemi e vërtetë….Ju faleminderit të gjithëve…Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi janë dhe do të mbeten PPP-ja ime e pranuar si UDHËRRËFYESE, për misionin tonë fisnik të mantelbardhit…Jemi këtu për t’ju ndihmuar, por edhe ju të gjitëh PËRKUSHTONI më shumë vëmendje PËRKUJDESIT për veten dhe të afërmit tuaj…Fundjavë të mbarë!!!!”
Më herët gjatë ditës, Rama, me anë të një postimi në Facebook e uroi mjekun e njohur në ditën e tij të shënuar.
“Dr.Tritan Kalo, njëri prej heronjve të heshtur të kësaj kohe të vështirë, ku bluzat e bardha përballen në vijën e zjarrit në një luftë që vazhdon, e feston sot ditëlindjen në krye të detyrës.
Edhe 100 doktor e paç shëndet e forcë të bësh pa u plakur kurrë detyrën tënde fisnike.”, shkroi kryeministri.