AKTUALITET, 4 Gusht 2019, 20:29

Policia jep detajet, sherri që çoi në plagosjen e 4 personave, pronari i lokalit rëndë

Policia jep detajet, sherri që çoi në plagosjen e 4 personave,


Policia ka dhënë detajet e para nga ngjarja e rëndë e  ndodhur këtë pasdite në Vlorë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri 4 persona.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa shkak është bërë një sherr për motive banale.

Autorët të cilët kanë hapur zjarr në një lokal, kanë qenë dy, të cilët kanë identifikuar nga policia si shtetasit E.XH e Sh.L, dhe janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, raportohet se pronari i lokalit është një ndër të plagosur, i cili është në gjendje të rëndë.

Sakaq në ndihmë të policisë së Vlorë ka ardhur edhe Delta FIer