TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë edicionit të lajmeve në “Report Tv” ditën e djeshme, spikerja Erjona Rusi i ka habitur të gjithë ndjekësit gjatë transmetimit. Teksa realizonte një lidhje të drejtpërdrejtë me kolegen e saj, ajo padashje ka përmendur emrin e Xhensila Myrtezajt.
“Do të lidhemi drejtpërdrejtë me gazetaren Xhensila Myrtezaj nga redaksia e Report TV”-tha ajo, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve e duke habitur publikun.
Në fakt ky ka qenë një lapsus, pasi spikerja ka ngatërruar mbiemrin e koleges së saj, Xhensila Demollari, me atë të këngëtares, duke shkaktuar mjaft të qeshura tek shikuesit.
https://www.youtube.com/watch?v=FzIKsJddc4c