LIFESTYLE, 12 Maj 2018, 11:23

Shtatzënë apo jo? Më në fund Marina Vjollca sqaron të vërtetën

Marina Vjollca kohët e fundit është përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe ditën e djeshme ky lajm u perhap në të gjitha mediat rozë, pasi vetë ajo kishte postuar një foto me bluzë të gjerë dhe mbante dorën tek barku.

Por pas kësaj moderatorja e njohur ka vendosur të përgjigjet dhe ka postuar një tjetër  foto në Instastory ku tregon format e trupit dhe shkruan:”Qetësohuni”.

Mesa duket as këtë herë Marina nuk është shtatzënë pasi barku i saj duket i sheshtë dhe ajo duket tepër elegante.