AKTUALITET, 13 Gusht 2018, 22:43

Messi për rekord te Barcelona, ka fituar më shumë se kushdo

Messi për rekord te Barcelona, ka fituar më shumë se kushdo

Lionel Messi nuk ishte protagonist në asnjë nga dy golat që i dhanë triumfin Barcelonës në Superkupën e Spanjës ndaj Sevillasë, por “Pleshti” po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e historisë së katalanëve.

Kështu me trofeun e fituar mbrëmjen e djeshme në Tanger të Marokut, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 33 trofeve të fituar me fanellën e Barcelonës, më shumë se çdo futbollist tjetër që ka veshur bluzën e skuadrës katalane.

Tashmë Messi ka një trofe më shumë se Andres Iniesta, i cili vendosi të largohet nga Barça në muajin maj dhe numëron 9 triumfe në La Liga, 4 në Champions League, 6 në Kupën e Mbretit, 8 në Superkupën e Spanjës, 3 në Superkupën Europiane dhe 3 në Botërorin e Klubeve.

Ylli argjentinas ka debutuar me Barcelonën në vitin 2004 dhe që atëherë ka zhvilluar 670 ndeshje në total, duke shënuar 563 gola, ndërsa ka fituar edhe 5 herë topin e Artë.