TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Efektivi i policisë Jonuz Vrapi u godit dy javë më parë nga një automjet që i theu të dyja këmbët, por sot personi që drejtonte mjetin është i lirë. Megjithëse prokuroria kërkoi arrest me burg për 37 vjeçarin Ylli Luka, gjykatësi e liroi me detyrim paraqitje.
Menjëherë pas daljes nga Spitali i Traumës në Tiranë, polici Jonuz Vrapi ka kërkuar drejtësi për veten duke deklaruar se, ngjarja nuk ishte aksidentale por ishte e qëllimshme. Sipas tij, ai e ka gjetur Ylli Lukën duke debatuar me një grup banorësh që i kërkonin të mos ecte shpejt me makinë dhe i ka kërkuar të largohet. Në vend të kësaj ai ka hipur me makinë dhe ka xhiruar gomat duke përplasur policin që përfundoi me dy këmbë të thyera.
Vrapi e cilëson 37-vjeçarin Ylli Luka, nga fshati Nikël i Krujës, një njeri problematik dhe tregon se ai e ka arrestuar disa muaj më parë, pas denoncimit të bërë në policinë e Kuçovës nga bashkëjetuesja e tij për dhunë. Vrapi pohon se edhe pse ka qenë në shërbim në krye të detyrës, me uniformën dhe me mjetin e policisë, deri tani nuk i është marrë asnjë deklaratë në lidhje ngjarjen e rëndë, edhe pse ai është i dëmtuari.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Kuçovës, mbrëmjen e 28 korrikut, kur polici Jonuz Vrapi, u godit 3 herë nga Ylli Luka ky i fundit me mjetin që ai drejtonte. Pas goditjes, efektivi Vrapi, u dërguar me urgjencë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi 15-ditë për shkak të thyerjes së të dyja këmbëve.