TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mesfushori shqiptar që luan për Zvicrën, Blerim Xhemajli, ishte kapiten i Bolonjës në ndeshjen e Kupës së Italisë me Padovën. Ai tha se shiriti i kapitenit është një vlerësim për të.
Pas ndeshjes ai u shpreh: “Hymë në fushë për të fituar dhe për t’u dhënë një sinjal tifozëve tanë se jemi aty ku duhet. Ia arritëm qëllimit dhe më vjen mirë. Shiriti i kapitenit? Është një nder, por në skuadër ka shumë liderë dhe ajo që ka rëndësi është që Bolonja të fitojë.
Shpresojmë që të dielën të luajmë një ndeshje të mirë në kampionat dhe ta nisim mbarë atë”. Xhemajli u bashkua me Bolonjën sezonin e kaluar dhe ishte ndër lojtarët më të mirë të saj. Po ashtu, edhe në Botërorin e Rusisë ai ishte titullar i padiskutueshëm i Zvicrës.