AKTUALITET, 8 November 2026, 18:56

"Po mbyllen përditë biznese në juglindje?!", gazetari tregon mizërinë e korçarëve që bëjnë pazar në Kostur: Më lirë dhe më mirë

"Po mbyllen përditë biznese në juglindje?!", gazetari

Gazetari Xhensil Shkëmbi bëri një denoncim të fortë për qeverinë dhe politikat e saj të çmimeve duke treguar makinat e shumta që shkojnë në Kostur të Greqisë, ku ushqimet dhe karburantet, janë më lirë dhe me cilësi më të mirë, se në Korçë apo Pogradec. 

"Ore, është për të qarë kur sheh në Kostur të Greqisë më tepër targa shqiptare sesa greke. Tëmën, po këta te opozitës si nuk del njeri të thotë dy llafe o? Kaq të tredhur janë? Ore, e kuptoni që po mbyllen përditë biznese në juglindje?!", ngre alarmin gazetari.

Reagimi i Shklëmbit

Fatkeqësisht, unë lekët ja jap grekut dhe maqedonasit, jo shqiptarit!
Mos më gjykoni përse shkoj bëj pazar në Kostur dhe Strugë. SHKOJ SEPSE KURSEJ DHE DI ÇFARË BLE.
Jo vetëm unë, por qindra korçarë shkojnë çdo fundjavë në Kostur të Greqisë për të blerë ushqime dhe furnizuar me naftë. Çmimet e ushqimeve janë rreth 30% më lirë, ushqimet janë më të kontrolluara, me standardet e BE, nafta aty është 180 lekë kur në Shqipëri kushton 230 lekë ende.
Të njëjtën gjë bëjnë dhe pogradecarët në Strugë, shumë madje edhe nga Përrenjasi e Elbasani.
Teksa në raste krizash, qofshin ato dhe momentale, siç bëri Mitsotiakis në Greqi ku detyroi uljen e çmimeve të shportës, në Shqipëri qeveria nuk e uli çmimin, por nxori Pasqyrë Albania, që të shohim sa janë çmimet. Sikur ne nuk e dimë sa kushton djathi i lopës e mishi i viçit.
Po mirë kjo, por të dalin e ca deputetë dhe të bëjnë leksione ekonomie kur vet mezi shqiptojnë dy fjalë. Si mos mjaftonte ofendimi, askush nuk thotë, ore burra e gra, po me 100 euro unë marr më tepër ushqime në Greqi sesa Shqipëri bre. Kaq e thjeshtë është politika. Aty është ushqimi më i lirë dhe më i mirë. Nafta po ashtu. Ne naftë nxjerrim e naftë skemi. Ushqime prodhojmë e ushqime nuk hamë.
Ore, është për të qarë kur sheh në Kostur të Greqisë më tepër targa shqiptare sesa greke. Tëmën, po këta te opozitës si nuk del njeri të thotë dy llafe o? Kaq të tredhur janë?
Ore, e kuptoni që po mbyllen përditë biznese në juglindje?!