AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 17:30

Po bënin gara, dalin pamjet nga përplāsja fatale e motorëve në Peqin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Peqin. Dy motorë janë përplāsur me njëri-tjetrin e për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Më aksident janë përfshirë Sh.Sh., rreth 40 vjeç, i cili humbi jetën dhe 52-vjeçari Y.I.

Dy personat ishin duke bërë gara dhe, të ndikuar edhe nga lagështia në rrugë, janë përplāsur me njëri-tjetrin.

Policia po heton më tej për zbardhjen e ngjarjeve.

Njoftimi:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Karinë-Peqin, shtetasi Sh.Sh., rreth 40 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar motoçikletën është përplāsur me një motoçikletë tjetër me drejtues shtetasin Y.I., rreth 52 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit shtetasi Sh.Sh. drejtuesi i motoçikletës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.