TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja makabre në Pogradec, ku Olsi Çekiçi vrāu nënën e tij. Fqinjët e përshkruajnë 44-vjeçarin si person problematik dhe përdorues të lëndëve narkotike.
Çekiçi ka qenë i shtruar dy herë në spitalin psikiatrik “Sadik Dinci” në Elbasan.
44-vjeçari ka qenë i shtruar në këtë spital në vitin 2017 dhe së fundmi ne muajin tetor të vitit 2019.
Çekiçi ka qëndruar ne spital rreth dhjetë ditë dhe mjeket nuk i kanë vëne një diagnozë, pasi Çekiçi kurohej si përdorues i lëndëve narkotike.
Ngjarja e rëndë që shokoi opinionin publik ndodhi pasditen e djeshme. Sipas të dhënave nga hetimi 44-vjeçari e ka goditur të ëmën me dru në kokë. Më pas ai ka përdorur një mjet të quajtur (kosore) për t’i prerë asaj më pas kokën. Edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në trup.
Sakaq, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të një mesazhi që autori ka gjetur ne telefonin e vajzës së tij.