AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 16:12

Humb jetën nga koronavirusi pacienti nga Tirana

Humb jetën nga koronavirusi pacienti nga Tirana

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar një humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orët e fundit. Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58-vjeçar nga Tirana.

Humbje jete në total janë 189: Qarku Tiranë 91, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2 dhe Berat 1.

Po ashtu gjatë 24 orëve te fundit ministri njoftoi 135 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1558

Durrës 348

Shkodër 231

Vlorë 98

Fier 90

Kukës 94

Korçë 85

Lezhë 80

Elbasan 45

Berat 44

Dibër 33

Gjirokastër 29