AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 15:00

Bardh Spahia nxjerr fotot: Bledi Çuçi projekton ambient relaksi në tarracën e ministrisë

Bardh Spahia nxjerr fotot: Bledi Çuçi projekton ambient relaksi
Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ka bërë një denoncim lidhur me një projekt të cilin e quan abuzues nga ana e një prej ministrave të qeverisë Rama. Spahia ka publikuar disa foto, që sipas tij, i përkasin një projekti të hartuar për llogari të ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, për të pasur ambiente relaksi në tarracën e institucionit që ai drejton. Ai thotë se, lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, edhe vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore. “Ja si shpenzohen per luks qeveritar taksat e shqiptareve! Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas deklarimeve zyrtare ka 33 mijë të papunë për shkak të pandemisë, familje të tëra në vështirësi serioze e të rrrezikuara për humbje punë në muajt e ardhshëm; ka biznese që janë mbyllur ose janë zhytur edhe më thellë në borxhe; ka fermerë e fshatarë të cilëve mbyllja nga pandemia u coi dëm prodhimet, kur sipas OKB jemi vendi me shpenzimet më të ulëta në kohë pandemie, të jetë dikush kaq i papërgjegjshëm, sa të kryejë shpenzime të tilla luksi, sic duket ky projekt i realizuar për llogari të ministrisë së Bledi Cucit, për të patur ambiente luksoze relaksi në tarracën e ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural? Nën modelin e Edi Ramës, që prej ditës së parë, që shkeli në zyrë nuk pyeti për shpenzime nga taksat e shqiptarëve për shijen e tij të kushtueshme, vijojnë edhe bashkëpunëtorët e tij! Lekët e shqiptarëve shkojnë për luks, për koncesione e PPP, një model që nuk ndryshon edhe pse vendi është zhytur në krizë të thellë financiare e shëndetësore! Të paturp e kampionë makutërie nën heshtjen e strukturave ligjzbatuese!”, shkruan Bardh Spahia.

JA SI SHPENZOHEN PER LUKS QEVERITAR TAKSAT E SHQIPTAREVE! Duket e pabesueshme që në kohë pandemie, kur sipas...

Posted by Bardh Spahia on Friday, August 7, 2020