AKTUALITET, 7 Gusht 2020, 14:51

Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin për sekuestrimin e pasurive: Janë blerë me kredi

Avokati i Ylli Ndroqit ankimon vendimin për sekuestrimin e pasurive:

Avokati i Ylli Ndroqit, Ylli Qafa, ka ankimuar vendimin e GJKKO për sekuestrimin e pronave të klientit të tij pas dyshimeve të SPAK se janë të lidhura me burime krīminale.

Qafa tha se, sekuestrimi është bërë në kundështim me ligjin anti-mafia, ndërsa deklaroi se ka dorëzuar katër fashikuj me prova që sipas tij hedhin poshtë konkluzionet e SPAK.

Është bërë në kundërshtim me ligjin anti-mafia. Nuk janë përcaktuar kritere. Ora News dhe Tv ORA gjithmonë kanë bërë lajme kundër krīmit dhe nuk kanë qenë në ndikimin e tij. Prokrurorët e SPAK nuk mund të ketë hetuar kur SPAK nuk ishte krijuar.

Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS që në 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në Itali,

Ne kemi paraqitur provat tona që tokat janë me kredi banke dhe TV Ora është financuar me kredi nga banka. Ne depozituam në shkallën e Parë dhe do t'i depozitojmë me postë janë gati 4 fashikuj me prova”, u shpreh Alban Qafa.

SPAK kërkoi sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit mes tyre edhe dy televizionet e tij, me akuzën se burojnë nga paratë e veprimtarisë krīminale në Turqi, Itali dhe Shqipëri.