AKTUALITET, 16 Prill 2020, 23:11

"Plazh me leje nga e-albania"/ Rama mohon deklaratën e Klosit, ja video që e nxjerr bllof

"Plazh me leje nga e-albania"/ Rama mohon deklaratën e Klosit, ja

Kryeministri Edi Rama, ka mohuar në emisionin "Opinion", deklaratën e ministrit të Turizmit, Blendi Klosi, se në këtë sezon turistik,  për të shkuar në plazh, qytetarët do të aplikojnë për leje tek e-albanaia.

Blendi Fevziu: Blendi Klosi tha se do të merret leje në e-albania, për të shkuar në plazh?!

Edi Rama: Ai nuk e tha këtë, kjo hyn tek gjërat që i thoni ju dhe pastaj ja lini tjetrit.

Ditën e djeshme, në një intervistë për "Tv T", Blendi Klosi deklaroi pikërisht këtë gjë, se po përgatitet rregullorja dhe se plazhi do të bëhet me leje nga e-albania dhe se pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik (video më poshtë).

Ja deklarat e Klosit:

Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tek e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik”, tha Klosi.

VIDEO:

/TPZ.al/