AKTUALITET, 16 Prill 2020, 22:58

COVID-19/ Kurti mesazh për qytetarët e Kosovës: Mos ngarkojmë ekonominë e spitalet tona

COVID-19/ Kurti mesazh për qytetarët e Kosovës: Mos

Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti u ka kërkuar qytetarëve të tij të respektojnë masat e marra për të shmangur përhapjen e Koronavirusit.

Sipas tij, kushdo që nuk i respekton ato dëmton shëndetin e të afërme, ekonominë e vendit dhe rrezikon të kolapsojë sistemin shëndetësor.

“Që të fitojmë këtë betejë duhet të ndihmojë secili ta shpëtojmë Kosovën, ta shpëtojmë njëri tjetrin dhe ekonominë tonë, e ajo kërkon bashkëpunimin tuaj, duke respektuar e zbatuar masat dhe udhëzimet”, tha Kurti.

Ai shtoi se nuk i kanë mbyllur shkollat që fëmijët të luajnë bashkë në fusha të lagjes.

“Qëndrimi në shtëpi është i detyrueshëm, kush nuk e respekton këtë masë dëmton shëndetin e pleqve e të sëmurëve, dhe ngarkon ekonominë e spitalet tona”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se luftimi i pandemisë nuk mund të bëhet pa solidaritet, pa menduar, pa kuptuar se si janë të lidhur njëri me tjetrin.

Mesazhi i plotë: