AKTUALITET, 28 Janar 2018, 20:46

Plasin polemikat në Itali/ Cutrone i Milan i shënoi me dorë Strakoshës (VIDEO)

Plasin polemikat në Itali/ Cutrone i Milan i shënoi me dorë

Ka qenë një nga ndeshjet më të luftuara të kësaj jave në Itali. Milani fitoi 2-1 ndaj Lazios në San Siro. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Cutrone dhe Bonaventura ndërsa për Lazio barazoi përkohësisht Marusic. Në portë për kryeqytetasit ishte për 90 minuta Strakosha.

Pas ndeshjes kanë plasur debate të shumta pasi goli i parë i Milan ishte i parregullt pasi Cutrone shënoi me dorë, por VAR nuk ndërhyri. Pas ndeshjes trajneri Inzaghi tha se i pa imazhet në pushim të ndeshjes dhe se ishte skandaloze që VAR nuk kishte ndërhyrë.