AKTUALITET, 28 Janar 2018, 14:12

Të kërkuar nga policia, kapen me 124 kg drogë

Të kërkuar nga policia, kapen me 124 kg drogë

Pas një përpjekje të gjatë nga policia greke, tre shqiptarë janë arrestuar në kufi me Shqipërinë, në Igumenicë.

Policia ka tentuar të dallojë mjetin ku lëviznin shqiptarët, por ga sa bëhet e ditur shoferi ka shtuar më tepër shpejtësinë. Gjithashtu, gjatë ndjekjes, shqiptarët kanë mundur të hedhin disa pako të dyshimta, duke braktisur më pas makinën.

Makina u gjet në Polidroso, Igumenicë dhe më pas oficerët e policisë kanë arrestuar 3 shqiptarët përkatësisht të moshave 44,46 dhe 44 vjeç.

Njëri prej tyre, 44-vjeçari shqiptar rezulton i kërkuar në Greqi, pasi ishte larguar me leje nga burgu i Trikallas më 13 shkurt të 2016-ës dhe nuk ishte kthyer. Ai vuante dënimin për trafik droge.

Ndërsa 46-vjeçari tjetër shqiptar rezulton i kërkuar, pasi është i dënuar nga Gjykata e Thesprotise me 2 vjet e 3 muaj burg për trafik klandestinësh.

Policia ka sekuestruar 5 çanta me 70 pako që përmbanin 124 kg 810 gram marijuanë.

Nga hetimi rezulton se mjeti ishte marrë me qira në Athinë nga një grek 37-vjec i cili u arrit të arrestohej në Athinë./TPZ.AL