TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 25-vjeçar nga Ura Vajgurore është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka plagosur në këmbë më armë zjarri një 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në 27 janar ku për pasojë mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M.B 22 vjeç
Njoftimi i policisë:
Në datën 28.01.2018, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit I. M., 25 vjeç lindur dhe banues në Vajgurore, dhe punohet për kapjen e tij pasi dyshohet se ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri të shtetasit M.B, 22 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tapi Kuçovë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 27.01.2018.
Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I. M, për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “, të parashikuar nga neni 89, 278, të Kodit Penal.