AKTUALITET, 28 Janar 2018, 16:46

Protesta e opozitës, Vasili: Fundi i Ramës i pashmangshëm dhe shumë afër

Protesta e opozitës, Vasili: Fundi i Ramës i pashmangshëm dhe
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili reagoi sërish sot për protestën e te shtunes, teksa përsëriti mesazhin e qartë që sipas tij dha ky tubim. Me një reagim në faqen e tij në ‘Facebook’, Vasili theksoi se populli "izoloi kryeministrin Rama".

STATUSI I PLOTE:

Populli izoloi kryeministrin e vetmuar dhe bretkocat perqark tij.

Protesta vuri perballe nderin e moralin e qytetareve ne njeren ane dhe nga ana tjeter kryeministrin e kriminalizuar,te vetmuar, te izoluar dhe bretkocat vetmitare rreth tij,te shplara nga dinjiteti e qe rrine poshte atleteve te tij vetem per ca para te ndyta me shume.

Morali i qytetareve nga njera ane dhe amoraliteti i kryeministrit u ndane nje here e mire.

Kjo ishte nje fitore kaq e madhe, qe kalon cdo fitore tjeter sepse kryeministri dhe kori i bretkocave, qe kuasin perqark tij kerkonin qe Shqiperia te kthehet ne nje moçal te madh kolektiv ku ata te gjallonin pa siklet dhe pa u dalluar, te ushqyer nga narkothelat dhe ne sherbim te perulur te vetmitarit te madh qe ka zaptuar qeverine.

Ky eshte hapi me gjigand qe populli beri dje duke e vene qoshe te vetmuar dhe te izoluar kryeministrin dhe bretkocat e tij. Fundi eshte i pashmangshem dhe eshte shume afer