TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe një gotë të derdhësh, e ndjen dhimbjen, sidomos kur sapo e ke paguar dhe është e plotë akoma.
Imagjinoni, nëse mundeni, të rrëzoni në tokë një shishe shampanjë nga më të mirat dhe të shtrenjtat në botë.
Pikërisht kjo i ka ndodhur një personi në një klub nate në Ibiza.
I pafati, i cili ka veshur një kostum të shtrenjtë dhe mundohet të hapë shishen e shampanjës, ndërkohë që turma me njerëz ishin përreth tij duke pritur për të mbushur gotat me shishen 3 litërshe, ai atë moment bën gabimin më trashanik, humbet kontrollin dhe i bie shishja nga duart.
Presioni sigurisht që është i madh kur ke të gjithë sytë drejtuar nga ty, pa llogaritur kamerat e telefonave që i ishin drejtuar.
Sapo hap tapën e shampanjës, i bie nga duart dhe shkuma e saj shpërthen kudo.
Është për të qarë e për të qeshur në të njëjtën kohë.