AKTUALITET, 28 Janar 2018, 14:47

Kryeministri Rama e kalon fundjavën duke drekuar me Sandër Frangajn

Edhe pse është e dielë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të drekoj jo me familjen, por me disa biznesmenë dhe pronar mediash. Tpz.al mësoi Rama ishte rreth orës 14:30 tek Restorant “PADAM”, pranë Radio Televizionit Shqiptar.

Rama ishte ulur në tavolinë me dy persona, ku njëri prej tyre ishte pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ndërsa tjetri një biznesmen i fuqishëm në fushën e hotelerisë dhe ndërtimit.

Tpz.al ka mundur tē shkrepë disa foto, nga jashtë restorantit, pasi forcat e shumta të policisë kishin krijuar perimetër sigurie, dhe ishte e pamundur të fotografoje nga afër.

Afrimi i TV Klan me qeverinë  është i dukshëm, jo vetëm nga linja editoriale, por edhe nga drekat e shumta që Rama kalon me pronarin Frangaj. /TPZ.AL/