AKTUALITET, 28 Janar 2018, 17:40

Kur Saimir Tahiri shijonte Karaburunin...

Këtë të shtunë Partia Demokratike në protestë kërkoi një qeveri të përkohshme antimafia, e cila sipas tyre do të garantojë votimin e lirë dhe luftën ndaj kriminalitetit.

 

[caption id="attachment_131300" align="aligncenter" width="640"] Foto nga protesta e opozitës[/caption]

Në simbolet kryesore të protestës ishin edhe Saimir Tahiri dhe Edi Rama me veshje të burgosurish, ndërsa protestuesit tundnin prangat.

Por në arkivat e "Gazetës Shqiptare" ishte kjo foto. Viti 2013, kur ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri merrte rreze dielli në Karaburun. Në foto duket që është i shoqëruar nga ish-deputeti socialist Dash Peza.

[caption id="attachment_131299" align="aligncenter" width="640"] Saimir Tahiri, foto e vitit 2013[/caption]

Sa shumë do t’i donte Tahiri këto orë reklaksi në ditët e sotme, kur e gjithë vëmendja është drejtuar ndaj tij pas përgjimeve që dolën dhe akuzës së ngritur nga prokuroria e krimeve të rënda për lidhje me Habiljat. /Gsh.al/

[caption id="attachment_131301" align="aligncenter" width="465"] Saimir Tahiri dhe Dash Peza, foto e vitit 2013[/caption]