AKTUALITET, 19 Prill 2021, 16:53

Vasili: SPAK-u të hetojë dhe të arrestojë Edi Ramën!

Vasili: SPAK-u të hetojë dhe të arrestojë Edi Ramën!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga drejtësia të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga PS. Vasili shprehet se vjedhja e të dhënave është një kërcënim për sigurinë e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit. Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: SPAK-u te hetoje dhe te arrestoje Edi Ramen! Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve dhe sigurine kombetare te vendit. Kartat e identitetit te mijra shqiptareve jane tashme ne duart e krimit te organizuar, i cili mund te beje ç’te doje dhe te vere ne rrezik te madh cdo individ. Bisneset jane ne rrezik te madh sepse nenshkrimi elektronik i tyre dhe gjithshka tjeter eshte totalisht e ekspozuar ndaj çdo manipulimi dhe grabitje. Jeta private dhe familja e cdo individi eshte ekspozuar poshtersisht duke krijuar destabilizim shume te rende shoqeror dhe familjar. Krimit kibernetik i jane hapur “autostrada” per te ushtruar veprimtarine e tij. Veprimtarise antishteterore kunder Shqiperise i jane krijuar hapesira pa fund. Terrorizmit nderkombetar i jane krijuar mundesi te ushtroje veprimtari kunder Shqiperise. Prokuroret dhe Gjyqtaret jane nen shantazh duke shperdoruar te dhenat e tyre personale. Edi Rama eshte pergjegjesi kryesor dhe perdoruesi kriminal i te dhenave personale te mijra shqiptareve dhe per pasoje shkaterrimin e sigurise individuale dhe personale te qi dra mijra shqiptareve. Edi Rama e pranoi publikisht fajin dhe pergjegjesine shume te rende te tij duke legjitimuar publikisht fuksat (patronazhistet) e tij. Çfare pret më SPAK- u? Çfare pret mē SPAK-u? Çfare pret më SPAK-u?

SPAK-u te hetoje dhe te arrestoje Edi Ramen! Edi Rama si Kryeminister ka hedhur ne ere sigurine personale te qytetareve...

Posted by Petrit Vasili on Monday, April 19, 2021