TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar nga një shkresë bashkive dhe prefektëve, për situatën e zjarreve në vend.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile iu kërkon bashkive dhe policisë që të marrin masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret.
Ndërkohë, ky institucion iu kërkon prefektëve të përdorin të gjitha kapacitetet operacionale në nivel qarku, për të përballuar këto situata. Ndërsa Policisë së Shtetit, i kërkohet që të vihen para përgjegjësisë zjarrvënësit.
SHKRESA:
Sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë problematike për zjarrvënien e qëllimshme për marrjen e masave për përballimin e zjarreve. Zjarret kanë krijuar situata emergjente, duhet bashkërendim dhe koordinim strukturash Merrni masa të plota për parandalimin dhe minimizimin e dëmeve nga zjarret.
AKMC i kërkon prefektëve të përdorin të gjitha kapacitetet operacionale në nivel qarku. Pushteti vendor të japë informacion në kohë reale për shfaqjen e vatrave të zjarrit.
Bashkitë të zhvillojnë trajnime detyruese për punonjësit për situatat e zjarreve . Bashkitë të mbajnë në gatishmëri dhe të përdorin të gjitha kapacitetet zjarrfikëse.
Në bazë të ligjit, bashkitë, vullnetarët dhe vetë qytetarët, janë kapacitetet për shuarjen e vatrave të zjarrit. Zjarret në vend, Agjencia Kombëtare për Mbrojtjen Civile shkresë edhe Policisë së Shtetit: Nevojë emergjente vënia para përgjegjësisë e zjarrvënësve.
Të merren masa për zbulimin e autorëve të zjarreve, qofshin ato me dashje apo dhe nga pakujdesia. Zjarrvënësit të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Penal. Zbulimi i autorëve ul numrin dhe madhësinë e zjarreve. Ndëshkimi i autorëve ndërgjegjëson qytetarët se zjarrëvenia është krim. Koordinim me pushtetin lokal dhe kryepleqtë për identifikimin e autorëve. Të ndiqen me prioritet zjarrvëniet duke informuar publikun për autorët e tyre.
Ndërkohë, vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri në Peqin dhe Fushë-Krujë. Po kështu, gjatë dy muajve të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri.
Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës por dhe në Elbasan.
Flakët u shuan nga shirat e javëve të fundit, po mesa duket situata po del sërish jashtë kontrollit.