TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar adoleshent vetëm 15 vjeç, pasi dyshohet se ka plāgosur me thīkë dy vëllezër italianë, në qendrën historike të Xhenovas.
Karabinierët kanë prangosur 15-vjeçarin me origjinë nga Shqipëria, nën akuzën e tentativës së vrāsjes.
Sipas skemës së rindërtuar nga ana e prokurorëve, i riu dyshohet se ka qëlluar me thīkë dy italianë, më datë 18 korrik 2020, raportojnë mediat e vendit fqinj.
Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të qytetit.
Dy vëllezërit italianë, përkatësisht 22 dhe 18 vjeç, po pinin në një klub nate, kur nisën të grindeshin me një shqiptar.
Grindjes iu është bashkuar edhe i mituri, që ka goditur njërin vëlla në bark dhe tjetrin në shpinë.
Autori i dyshuar u zbulua edhe falë faktit se ai dhe të rinjtë e përfshirë në konflikt kanë shkëmbyer biseda në rrjetin social “Facebook”.