AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 17:52

DETAJE/ Vrāsja makabre e 23 vjeçarit në Elbasan, çfarë zbuloi policia në vendin e ngjarjes

DETAJE/ Vrāsja makabre e 23 vjeçarit në Elbasan, çfarë


Regis Runaj, 23 vjeçari që u gjet i pa jetë në afërsi të varrezave në Elbasan, dyshohet të jetë rrëmbyer dhe më pas të jetë vrārë pikërisht në vendin ku u gjet nga policia.

Burime pranë grupit hetimor, se në afërsi të zonës ku u gjet trupi i të riut, janë fiksuar shenjat e frenimit të një makine.

Kjo gjë e çon policinë në dyshimet se Runaj të jetë marrë me makinë nga një vend ende i pa përcaktuar qartë, duke u çuar deri në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Por për të zbardhur edhe më shumë detaje rreth krīmit makabër, policia ka kontrolluar edhe celularin e vīktimës, në të cilin janë përfituar numrat e personave të fundit që 23 vjeçari ka biseduar.

Burime të policisë sqaruan për “Abc News”, se janë të paktën tre persona që po verifikohen nëse ndonjëri prej tyre ka telefonuar qëllimisht Regis Runajn për ta nxjerrë në pritë ose jo.

Kjo për shkak se tre telefonatat përkojnë të jenë bërë me orarin kur mendohet të jetë vrārë i riu.

23 vjeçari, njihet si miku i ngushtë i Emiljano Ramazanin i ekzekutuar në mënyrë mafioze pasditen e 20 korrikut po në Elbasan.

Policia dyshon se vrāsja e Ramazanit dhe e Runajt të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jetë prishja e pazareve të drōgës apo konfliktet për ndarjen e territorit.

Nga ana tjetër, hetuesit dyshojnë se Runaj është vrārë nga grupi rival për shkak se mund të ketë pasur ndonjë informacion rreth konflikteve që ka pasur Emiljano Ramazani, apo dijeni rreth autorëve që ēkzekutuan atë.

Regis Runaj u māsakrua me mbi 25 thīka në trup, në zemër, fyt, fytyrë dhe qafë.