TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bankë është grabitur në mënyre spektakolare ditën e sotme në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Metoda e përdorur prej grabitësve është disi e pazakontë, ata kanë përdorur gaz lotsjellës pasi kanë hyrë në degën e bankës pranë “Hermannplatz” në qendër të Berlinit.
Si pasojë e gazit lotsjellës janë lënduar 11 persona të pranishëm në ambientet e bankës.
Nuk dihet ende shuma e grabitur prej tyre, ndërkohë që policia gjermane është vënë në ndjekje të grabitësve të cilët u larguan nga vendngjarja me një furgon.
Personat e lënduar si pasojë e gazit lotsjellës ndodhen nën kujdesin mjekësor pas mbërritjes së ambulancave dhe policisë federale gjermane në bankën e grabitur.