TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve me përfundim fatal si pasojë e koronavirusit, ku vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 31 vdēkje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka thënë se dhimbja e 227 familjeve që deri më sot kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje e rrezikshme, duhet të shërbejë si një alarm për institucionet, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve.
“31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid-19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti.
Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë”, shkruan Osmani.
Osmani ka lutur qytetarët të kenë kujdes të shtuar, tani për festën e Kurban Bajramit.
“Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë”, thekson Osmani.
Kryeparlamentarja, ka ngushëlluar familjet e vīkīimave nga COVID-19.
“Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.
Ngushëllime edhe njëherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit”, mbyll Osmani postimin.