AKTUALITET, 31 Korrik 2020, 16:17

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 79 raste gjatë 24 orëve

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 79 raste gjatë 24


79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shkuar në 5276 numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (31 Korrik 2020)

Testime totale 41199

Raste pozitive 5276

Raste të shëruara 2952

Raste Aktive 2167

Humbje jete 157 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 20, Fier 7, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1191

Durrës 256

Shkodër 209

Vlorë 94

Fier 83

Lezhë 82

Kukës 65

Korçë 60

Elbasan 47

Gjirokastër 29

Berat 27

Dibër 24.