AKTUALITET, 16 Tetor 2018, 15:33

Plagjiatura/ PD: Skandali i Gjylametit dhe Demos po mbulohet me heshtje

Partia Demokratrike denoncoi sot plagjiaturën e dy funksionarëve të lartë të mazhorancës, Blerina Gjylameti dhe Ervin Demo. Prej ditësh qarkullon në media, denoncimi i studiuesit dhe mjekut Taulant Muka, lidhur me një botim-plagjiaturë që mban nënshkrimet e deputetes socialiste Blerina Gjylameti dhe të zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo.

Deputeti i PD, Luciano Boçi kërkoi që Gjylameti dhe Demo të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen intelektuale dhe të mos fshihen pas kostumit të zyrtarit.

“Nga faktet publike, artikulli shkencor me titull “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, botuar në vitin 2011, rezulton se në të vërtetë nuk është punë origjinale e tyre. Ata kanë përvetësuar idetë dhe punën e të tjerëve, pa cituar burimin origjinal, duke shkelur të drejtat e autorëve dhe produktet e tyre intelektuale.

Ministria e Arsimit, e cila është ftuar publikisht të deklarohet lidhur me denoncimin, ka heshtur, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve publike të vetë studiuesit Muka, por edhe interesimit të mediave dhe opinionit publik intelektual.

Deputetja Blerina Gjylameti, e cila sot mban detyrën e koordinatores së Edi Ramës për bashkëqeverisjen as nuk skuqet e as nuk zverdhet për kapjen në flagrancë në vjedhjen e punimit intelektual të tjetrit, por vijon të japë leksione se si qeveriset e bashkëqeveriset. Madje ajo në ditën e parë të vitit akademik merr përsipër edhe të urojë studentët” tha deputeti i PD-së.

Zv/Ministri i Arsimit, Ervin Demo, është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor (institut i cili përgatit politikat për kërkim shkencor dhe arsimin e lartë). Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

Studiuesi Taulant Muka denoncoi Demon për plagjaturë. Në foton krahasuese të publikuar nga Muka është materiali origjinal dhe kopja e zv/ministrit.

“Duke ju uruar nje fundjave te kendshme ju ftoj ta beni share (nese e doni arsimin). E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar ne Shqiperi mund te behesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Minister i Arsimit. Dhe ky nuk eshte kopjimi i vetem!

1. Mund te jete ne kundershtim me ligjin e arsimit te larte per titujt akademik.

Z.Demo ka marre titullin profesor i asociuar ne 2012, por sipas web of Science nuk ka asnje publikim (sipas ligjit te 2007 per te marre titullin duhet nje reviste me faktor impakti qe percaktohet nga Thomson Reuters).

2. Z. Demo vazhdon te publikoje ne revistat “grabitqare” dhe pas demaskimit qe une bera me pare. Ky eshte linku (http://www.mcser.org/journal/index.php/ajis/article/vieë/10284) per te artikulli i z. Demo publikuar se fundmi ne nje nga tre revistat qe boton MCSER dhe Rochtmann Publishing LTD (http:/www.mcser.org). MCSER eshte ne listen e zeze te Beall-it si qender qe boton revista grabitqare. Rochtmann (https://beta.companieshouse.gov.uk/company/09517713/filing-history) eshte nje biznes me zero kapital ne Angli nga Sokol Pacukaj, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu. Kjo kompani ben dhe “konferenca shkencore” gjasme nderkombetare (zyrtarisht qendra eshte Roma por ne fakt eshte Tirana), te cilat perdoren per te marre titujt akademik. Keto revista i nxora une te TopShoë dhe i ka nxjerre Guardians pjese te nje skandali ne Afrike (https:/www.google.nl/amp/s/theconversation.com/amp/african-academics-are-being-caught-in-the-predatory-journal-trap-48473).

Pyetja qe lind, si mundet qe persona te tille “KOPJAC” pa asnje pergatitje akademike (dhe me shume mundesi shkeles te ligjit) te bejne politikat e arsimit te larte?” ishte mesazhi i Taulant Mukës kur denoncoi plagjaturën.

Ndërsa për rastin e Blerina Gjylametit, Taulant Muka shkruante në statusin në rrjetin social se ishte hera e parë që shihte një autor që kopjon 100%, nga fillimi në fund një tekst. Edhe në këtë rast bashkëpunimi ishte me zv.ministrin Demo.

STATUSI I TAULANT MUKËS:

Plagjiatura nr. 2 e zv. Ministrit te Arsimit! Jeni te lire ta beni share!

Ne kete shembull, zv. Ministri i Arsimit eshte autor i pare- 100% copy-paste! A mund te bejne persona te tille reformat ne Arsim? Ka shume shembuj te tille Shqiperi jone; njerez qe nuk kane asnje lidhje me arsimin japin mesim, “motivojne” te rinjte, drejtojne departamente, fakultete dhe universitete, dhe bejne edhe “politikat” ne arsim! Te rinjte kane nevoje per njerez me vlera dhe akademike te cilet arsimin e kane pasion!