TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, zëvendës Ministri i Arsimit, Ervin Demo, është dorëhequr, pas skandalit të plagjiaturës me artikullin e tij shkencor.
Demo u denoncua nga akademiku, Taulant Muka, se në punën e tij shkencore, ka kopjuar në mënyrë skandaloze një tekst pa cituar burimin. Pas presionit të medias dhe opozitës, zv. ministri dha dorëheqjen. Sigurisht, qëndrimi i mëtejshëm në postin e zëvendës ministrit të arsimit, i një person që ka bërë plagjiaturë, do të ishte një skandal më shumë në rradhët e Rilindjes.
Por, Demo nuk është i vetmi autor i kësaj plagjiature. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është bashkëautore e artikullit shkencor, për rrjedhoje edhe ajo është përfshirë në këtë kopje të shëmtuar. Në çdo vend sadopak të qytetëruar, një deputete që përfshihet në plagjiaturë, nuk mund të përfaqësojë më votuesit e saj. Rasti më i fundit, i dorëheqjeve të tilla në Europë , është ai i Carmen Monton,ish ministre e shëndetësisë në Spanjë, e cila u akuzua për paregullsi në Masterin që kishte marrë nga Universiteti Mbreti Juan Carlos Madrid.
Mbetet për t'u parë nëse deputetja Gjylameti, do të ketë mjaftueshëm konsideratë për qytetarët që e kanë zgjedhur, për t'u larguar sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.
/TPZ.AL/