Kryeministri Edi Rama, ka nisur një fushatë për të luftuar shpifjen, me anë të të ashtëquajturës "paketë anti shpifje". Kjo fushatë e Edi Ramës, ka nisur në kohën kur qeveria e tij, gjendet mes disa skandaleve.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2015. Në atë kohë qeveria e Ramës gjendej mes skandaleve dhe akuzave për lidhje të eksponentëve të lartë të saj, me krimin. Siç po bën edhe sot, Rama në vitin 2015, propozoi kriminalizimin e shpifjes, një "shashkë" , për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të vendit. Ndiqni videon e mëposhtme, të përgatitur nga emisioni "Të Paekspozuarit", për një kronologji të asaj që ka ndodhur, tentativat e kryeministrit për t'u "shpëlarë" nga skandalet dhe rastet kur akuzat e opozitës dhe kritikëve, kanë rezultuar të vërteta edhe pse kryeministri Rama bërtiste "shpifje".
/TPZ.AL/