AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 16:37

Laboratori i heroinës në Brenog të Hasit, të gjitha detajet e operacionit

Nga kokaina e Xibrakës në Elbasanit në janar të vitit 2015, tek heroina në Brenog të Hasit në tetor 2018.

Edhe pse dy fshatra periferikë, ata janë zgjedhur nga trafikantët e lëndëve narkotike, për të ndërtuar laboratorë heroine, për të përpunuar drogëra të forta dhe zhvilluar aktivitetin kriminal.

Operacioni i sotëm policor në Brenog të Hasit, i kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese , përfundoi me arrestimin e pesë personave dhe kapjen e mbi 100 kg heroinë dhe opiumi, lënda bazë për prodhimin e drogës së fortë.

[caption id="attachment_163793" align="alignnone" width="786"] Shtëpia ku ishte ndërtuar laboratori i heroinës, Brenog, Has[/caption]

LABORTARI NË NJË SHTEPI FSHATI

Një oborr i shkretë, një shtëpi fshati me pemë në pamje të parë nuk të ngjallin dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine. Gjatë një kontrolli në një zonë periferike, pikërisht në Brenog të Hasit, policia zbuloi një objekt që dyshohet se ishte përshtatur si laborator për përpunimin e heroinës.

[caption id="attachment_163794" align="alignnone" width="800"] Heroina dhe opiumi i kapur[/caption]

PËRGJIME PREJ DISA MUAJSH

Operacioni është rezultat i një hetimi disa mujor dhe aktualisht po vijojnë kontrollet për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Në operacion u përfshinë Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Dyshohet se përpunimin e heroinës e bënin të huajt.

PESË TË ARRESTUAR

Në Has mbërritën specialistët e antidrogës nga Tirana, të cilët kryem kryen edhe veprimet procedurale përkatëse. Policia bëri të ditur se gjatë operacionit, u arrestuan pese persona, për të cilët ajo dha vetëm inicialet e tyre dhe jo identitetet e plota të tyre, për shkak të sekretit hetimor. Ata janë: V.B., F.C, XH.SH., M.SH dhe A.SH.

REAGIMI I POLICISË

Per shkak se operacioni i Policise se Kukesit per goditjen e rrjetit te implikuar ne ngritjen e nje laboratori droge, nuk eshte perfunduar ende, dhe per te mbrojtur e mos cenuar sigurine e efektiveve te Policise te perfshire ne aksion, i kerkojme medias te jete e matur ne raportime.

Siç kemi njoftuar me heret, ne ditet ne vijim, Policia, Prokuroria dhe agjencite e tjera ligj zbatuese do te kene nje dalje te perbashket per te bere publike detaje nga operacioni.

/TPZ.AL/