AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 15:36

Laboratori i heroinës në Has, pamjet nga shtëpia ku zhvillohej aktiviteti kriminal

Laboratori i heroinës në Has, pamjet nga shtëpia ku zhvillohej

“BalkanWeb” sjell pamjet e laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Një oborr i shkretë, një shtëpi fshati me pemë në pamje të parë nuk të ngjallin dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine.

Por me sa duket nëpërmjet përgjimeve apo dhe ndonjë informatori policia ka mundur të kapërcejë përshtypjet për të zbuluar laboratorin ku përpunohej heroina. Deri tani janë 5 persona të arrestuar dhe më shumë se 100 kg drogë e sekuestruar.

U gjet edhenjë sasi e madhe opiumi.. Në vend policia ka gjetur të gjitha materialet e nevojshme për përpunimin e heroinës e cila dyshohet se përgatitej nga të huajt.