TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 36-vjeçar banues në Fier është kapur sot nga policia për veprën penale të trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga përfundoi shtetasi me iniciale, G.V, 36 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.
Gjithashtu ndaj 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin 36-vjeçarin e arrestuar.
Ky operacion ka nisur dy vite më parë, ndërsa bashkë me këtë janë arrestuar 67 persona si dhe është sekuestruar një sasi e madhe droge, pesha e së cilës përllogaritej në 8.4 ton. Arrestimet e këtyre shtetaseve janë kryer në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë dhe Lezhë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
G.V, 36 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.