TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është bërë publik vendimi i Gjykatës së Korçës, i 18 Nëntorit të 2008, ku rezulton se deputeti Ylli Shehu i cili pak ditë më parë ka marrë mandatin e deputetit, është dënuar për kontrabandë, falsifikim të dokumenteve dhe të falsifikimit të vulave, stampave ose formularëve, më një shumë prej 600 mijë lekë të rinj.
Ky dënim është mbajtur i fshehur nga Shehu, ndërsa pak javë më parë ai ka depozituar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke deklaruar vetëm një dënim të marrë për kontrabandë, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës, në vitin 2007.
Por në Mars të vitin 2017, Prokuroria kishte kërkuar heqjen e mandatit të deputetit për Shehun, të cilin ai e mori në vitet 2013-2017, ne radhët e LSI, pikërisht për fshehjen e dënimit të marrë në 2007, por KQZ e kishte refuzuar.
“Subjekti rezulton se nuk e ka deklaruar vendimin gjyqësor të formës së prerë të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor për ta pasqyruar në pyetjen 1 të formularit të vetëdeklarimit. Ai i është përgjigjur me “Jo”, pyetjes; (A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësorë të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqipatr apo i huaj?)”, thuhet në shkresën zyrtare të prokurorisë, të lëshuar më 2 maj 2017, drejtuar KQZ.
“Për sa më sipër, dhe bazuar në nenin 8 pika 2 të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe kreut V, pika 10, 11 të Vendimit të Kuvendit nr. 17 viti 2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138 viti 2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
VENDOSA:
“KQZ vendosi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për funksionarët”, ishte kjo deklarata publike e KQZ pas kërkesës së Prokurorisë, ndërsa në listë ndodhej edhe emri i Ylli Shehut.
