AKTUALITET, 15 Mars 2019, 19:04

Takimet e Ramës në qarkun e Beratit, pritet me protesta edhe në Kuçovë

Takimet e Ramës në qarkun e Beratit, pritet me protesta edhe në

Pas Beratit, kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Kuçovë. Inagurimi i një godine shkolle, gjimnazi dhe rikonstruksioni në mjediset e spitalit në qytetin naftëtar, pritet që të pasojnë vizitën e Ramës, në Qarkun e Beratit.

Pasditen e sotme Rama do të jetë në Kuçovë, ku dhe atje mësohet se do të pritet me protesta.

Kjo protestë është organizuar nga dega e PD-së në Kuçovë e cila mësohet se do të zhvillohet në rreth-rrotullimin e këtij qyteti, afër gjimnazit ku Rama do të kalojë për të shkuar në inagurimin e shkollës.

Vizita e Ramës në Berat ka nisur mesditën e sotme, ku dhe në këtë qytet është pritur me protesta