TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi arriti të kalonte në fazën tjetër të Champions League, falë fitores 3-0 ndaj Atletikos së Madridit, e duke gjetur tashmë Ajaksin në çerekfinale.
Por, nga Spanja hapin disa polemika, në lidhje me golin e dytë të Kristiano Ronaldos, që u akordua nga teknologjia e vijës së portës. Në një video që qarkullon në mediat spanjolle, analizohen 3 elementë që janë: vija e portës, topi dhe pozicioni i topit në momentin që Oblak prek topin.
Sipas disa matjeve, vija e portës është më e ngushtë në teknologji se sa dimensionet reale të saj, ndërsa edhe topi ëstë 12.4% më i vogël. Gjithashtu, ka polemika edhe për momentin që Oblak prek topin, pasi sipas analizës, duhej që topi të ishte më afër vijës.
Sipas këtyre hipotezave, dilet në përfundimin se goli i dytë nuk duhej akorduar, si pasojë e gabimeve në teknologji. Gjithsesi, këto mbeten vetëm hipoteza, dhe tashmë fakti është se Juventusi është i kualifikuar për në turin tjetër të Champions League.