TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grup deputetësh ukrainas i ka kërkuar shefit të shërbimit të sigurisë të Vendit, Vasily Gritsak, ti ndalojë hyrjen në Ukrainë edhe këngëtarit Toto Cutugno, për pozicionin e tij filorus.
Lajmin e ka bërë të ditur një nga parlamentarët që ka bërë kërkesën, Viktor Romanyuk. Pak ditë më parë ishte Al Bano që është vendosur nga autoritetet ukrainase në listën e zezë të vendit, sepse sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.
Toto, që ka planifikuar një koncert në Kiev në 23 mars, cilësohet ‘një agjent mbështetës i luftës së Rusisë në Ukrainë’.
Romanyuk ka deklaruar që kërkesa është bërë pasi Cutugno është pjesë e shoqatës Miqtë e Putinit dhe ka mbështetur gjithmonë aneksimin e Krimesë.