AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 17:24

Ping-pongu i gjyqit të Shkëlzenit ndaj Ballës për shpifje, në pritje të SPAK

Shkëlzen Berisha dhe Taulant Balla u përballën sot në gjykatën e Krimeve të Rënda, pas padisë që ka bërë ndaj deputetit socialist, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, për shpifje të kryer botërisht.

shkelzen-berisha-1

Shkelzeni u thirr pak javë më parë nga Gjykata për t’u pyetur për çështjen e famshme të CEZ-it. Fillimisht ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ai që e dha lajmin se Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar e më pas e pranoi edhe vetë ai.

Ndërkohë ai deklaroi në rrjetet sociale se nuk kishte lidhje me privatizimin e OSHEE-së dhe se kishte ngritur një padi ndaj Taulant Ballës.

Por sot Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli moskompetence për cështjen, me argumentimin se akuza “shpifje e kryer botërisht”, ështe kompetencë për gjykim tek Gjykata e Tiranes, ndërsa deputeti vete gjykohet tek Krimet e Renda.

Deri sa te krijohet SPAK-u, në këto kushte, funksionin për të tillë situate e ka Gjykata e Lartë.

Edhe palët ranë dakord me vendimin e Gjykatës së Krimeve te Renda dhe pritet në ditët në vijim të përballen ne Gjykatën e Lartë.

Por, çështja ishte një herë tek Gjykata e Lartë dhe kjo e fundit e dërgoi për moskompetencë tek Krimet e Rënda, ndërsa tani po përsëritet e njëjta histori.