SPORT, 15 Korrik 2018, 19:45

Pikante në tribuna/ Presidenti i Francës “tërbohet” nga gëzimi, presidentja kroate i afrohet dhe…

Është mbyllur me fitoren e Francës finalja e Kampionatit Botëror, “Rusi 2018”. Kroatëve nuk u mjaftoi loja e bukur që bënë, duke e dominuar në aspektin e përqindjes së topit dhe krijimit të rasteve. Por ishin francezët ata që finalizuan 4 herë ndërsa kroatët vetëm 2 herë.

Edhe pse pa shumë shkëlqim në lojën e tyre, djemtë e Deshamp, u treguan vrastar në rastet e krijuar. Gjashtë gjuajtje në portë, 4 gola, më mirë s’ka ku shkonte për francezët.

Presidenti francez Emmanuel Macron eshte fotografuar teksa feston fitoren e Francës, ndërkohë që presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, e shikon e trishtuar.

Macron ne nje moment ka takuar presidenten kroate, që mbante veshur fanellen e ekipit të saj, pas fitores 4-2 të Francës në Moskë, e duket se dicka kane biseduar.

Ja disa momente pikante nga ndeshja, permes fotove:

4E47830A00000578-5955603-image-m-36_15316733635354E478F1100000578-5955603-image-m-25_15316728591834E478F4900000578-5955603-image-a-3_15316719739354E47C19A00000578-5955603-image-m-60_15316744064784E47BB2F00000578-5955603-image-a-57_15316743907074E47D43300000578-5955603-image-a-48_1531673945183