SPORT, 15 Korrik 2018, 16:23

Marko Materaci bën tifozllëk për Kroacinë

Marko Materaci bën tifozllëk për Kroacinë

Makthi i Francës gjatë finales së Botërorit 2006, ku ai shënoi golin e italianëve dhe provokoi daljen me karton të kuq të Zinedin Zidan, Marko Materaci bëri të ditur preferencën e tij për finalen e Kupës së Botës midis Francës dhe Kroacisë.

“Midis Francës dhe Kroacisë, unë nuk kam as më të voglin dyshim. Unë jam në anën e tifozëve të Interit, shpjegon ai, duke anuar nga Kroacia e Marselo Brozoviçit dhe Ivan Perishiçit, shkruan gazeta franceze “L’Equipe”.

/TPZ.Al/