SPORT, 15 Korrik 2018, 16:53

Francezët në majën e Botës, shampanjë për "Gjelat"

Live/Francë-Kroaci 4-2 Mandzukiç 18' (aut), Grizman 38'(pen), Pogba 59' , Mbape 65'/Perisiç 29', Mandzukiç 69'

GOLAT

Min.69’: Francë-Kroaci 4-2. Një gafë e pafalshme e portierit të Francës, Hugo Loris, i jep mundësi Mandzukiçit të shënojë një gol thuajse aksidental. Min.65’: Francë-Kroaci 4-1. Kylian Mbape gjen pak hapësirë në zonën kroate, dhe me një gjuajtje precize mposht Subashiçin. Min.59’: Francë-Kroaci 3-1. Pol Pogba shkruan emrin e tij në historinë e finaleve, me një gol të bukur, duke i goditur kroatët në momentet e tyre më të mira.

Min.38’: Francë-Kroaci 2-1. Pas një goditje kendi të ekzekutuar nga Grizman, Perisiç e prek topin me dorë. Gjyqtari Pitana konsultohet me VAR-in dhe pas shqyrton pamjet akordon penallti. Grizman tregohet i saktë nga pika e bardhë. Goli i katërt në këtë Botëror për sulmuesin francez.

Min.28’: Francë-Kroaci 1-1. Pas zhvillimeve të një goditje të lirë, Ivan Perisiç shënon një gol të bukur, duke barazuar rezultatin. Min.18’: Francë-Kroaci 1-0. Grizman ekzekuton një goditje të lirë dhe sulmuesi kroat Mario Mandzukiç shkakton një autogol, duke e devijuar topin me kokë në portën e tij. *** Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kanté, Mbappé, Griezmann, Matuidi, Giroud. Kroatia: Subasic, Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida, Rakitic, Modric, Brozovic, Perisic, Mandzukic, Rebic.

FOTO NGA NDESHJA

  /TPZ.Al/