SPORT, 15 Korrik 2018, 14:35

Në pesë ndeshje midis tyre, Kroacia nuk ka fituar kurrë me Francën

Në pesë ndeshje midis tyre, Kroacia nuk ka fituar kurrë me

Dy finalistët e Botërorit – Franca dhe Kroacia – janë ndeshur në të kaluarën pesë herë ndaj njëra-tjetrës, nga këto dy zyrtare dhe tri miqësore.

Bilanci është tri fitore për Francën dhe dy barazime.

Takimi i parë midis tyre daton, më 8 korrik 1998, pikërisht në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 1998. Franca fitoi 2-1 me golat e realizuar nga Lilian Turam (47’ dhe 69’), edhe pse Kroacia udhëhoqi me golin e shënuar nga Davor Shuker (46’), me këtë të fundit që aktualisht është presidenti i Federatës Kroate të Futbollit.

Takimi tjetër zyrtar i përket Kampionatit Europian 2004, të zhvilluar në Portugali, një ndeshje grupi e përfunduar në barazim 0-0.

Më pas janë tri miqësore, dy në Paris dhe një në Zagreb. Franca fitoi 3-0 në “Saint Denis” (13.11.1999); fitoi 0-2 në Zagreb (28.05.2000) dhe barazoi 0-0 në “Saint Denis” (29.03.2011).

Nga takimi i fundit, ai i 29 marsit 2011, në ekipin aktual të Francës janë portieri Hugo Loris dhe Blez Matuidi. Nga Kroacia janë Luka Modriç, Daniel Lovren, Domagoj Vida, Ivan Rakitiç dhe Ivan Perishiç.

Trajneri i Francës ishte Lorent Blank, ndërsa i Kroacisë ishte Slaven Biliç.

/TPZ.Al/