AKTUALITET, 16 Mars 2020, 21:31

Pezullohet përkohësisht lëvizja pa viza në Zonën Shengen

Pezullohet përkohësisht lëvizja pa viza në Zonën

BE ka vendosur të pezullojë përkohësisht për 30 ditë hyrjen pa viza në 26 vendet anëtare të zonës Shengen. Masa ekstreme, që ka për qëllim kufizimin e përhapjes së koronavirusit, u bë publike të hënën pasdite nga Presidentja e BE-së van der Leyen.

Nga ky vendim do të preken qytetarët shqiptarë të cilët tani nuk do të mund të udhëtojnë dot më 22 vende të BE-së si dhe në Norvegji, Zvicër, Lihtenshtejn dhe Islandë, që janë pjesë e Shengenit.

Kjo lëvizje do të zbatohet për 62 vende qytetarët të cilët përfitojnë nga programit të udhëtimit pa viza në BE nën Marrëveshjen Shengen.

Kufiri mbetet i hapur për vetë qytetarët e vendeve të zonës Shengen dhe rezidentët e tyre, si dhe për vizitat e domosodoshme nga vendet e zonës Shengen, vizita zyrtare, shëndetësore, etj.