AKTUALITET, 16 Mars 2020, 21:29

Mjeku Pipero: Nuk dua të hap panik por të gjithë mund të jemi të infektuar

Mjeku Pipero: Nuk dua të hap panik por të gjithë mund të


Mjeku Pëllum Pipero i ftuar në emisionin "Open" ka dhënë një deklaratë të fortë, ku sipas tij  të gjithë mund të jemi të infektuar me Korona Virusin e ri.

Ai u shpreh se nuk dëshiron që të hap panik, por gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.

"Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo. Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital" u shpreh Pipero.