AKTUALITET, 16 Mars 2020, 19:29

Detajet/ Arrestohet 'gulenisti', tentoi të largohej në Itali me pasaportë bullgare

Detajet/ Arrestohet 'gulenisti', tentoi të largohej në Itali

Një shtetas turk i identifikuar si Ibrahim Yakar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Durrës.

Yakar i cili mësohet se ka një urdhër ndalimi në Turqi për lidhje me lëvizjen e Gulen, lëvizte me pasaportë bullgare të cilën e kishte siguruar në Serbi për një shumë prej 1200 euro.

Yakar mësohet se tentoi të kalonte nga Durrësi në Bari.

Ndërkohë që sot atij i është dhënë nga gjykata masa e sigurisë arrest me burg.